10.11.08

Përse vijnë të huajt në Shqipëri? (ata që gjoja punojnë)

- Për të zhvatur një rrogë prej 5-30 mijë euro në muaj, që në vendet e tyre nuk ua mban as ta ëndërrojnë.
- Të trajtohen si mbretër të mbretërive të tyre të shembura familjare, profesionale, emocionale, shoqërore etj.
- Të bëjnë të mençurin në këtë vend ku inferioritetin e ushqejnë vetë vendasit, e po ngrite kryet ndaj tij, kërkojnë të të shohin bishtin.
- Të tallen me reformat që vetë i pengojnë për të zgjatur pafundësisht mandatet e tyre të mynxyrta në Shqipëri.
- Të përfitojnë nga anarshia ligjore dhe financiare e vendit të fundit në Europe, ku askush nuk jep llogari për allishverishet që bën, edhe kur ato duken hapur.
- Të mbajnë peng grantet që gjoja jepen për Shqipërinë, duke marrë në qafë fushat për të cilat sillen të punojnë në Shqipëri dhe stafin që punon për ta.
- Të përfitojnë nga përkushtimi i stafit vendas për të shitur një punë që s’e bëjnë.
- Të përmirësojnë anglishten mu në mes të Tiranës.
- Ta përdorin Shqipërinë si trampolinë për ndonjë punë të vockël tjetërkund, sepse andej nga vijnë nuk i përfill njeri.

Poshtë të gjitha muret artificiale.

5 comments:

Anonymous said...

M'pelyqn shume ato qe kishe shkrujt, por, me leje, a ta shtoj i cike listen nga fundi e ?
- Te shijojne ajrin mesdhetar,DIELLIN, vajin e ullirit, mishin ne hell, peshkun e hatashem gjate sherbimeve te sajuara perhere e me shpesh ne bregdet, ngjalat, buken e misrit te thekur, lakroret, fergesat, ndonje kofshe lepuri qe mund ta hane mbi ndonje restorant brenda ndonje kalaje shekullore, zogj fshati ne zgare apo ne qull poshte shelgjeve.
- Te provojne, te mesojne dhe te cojne andej nga vijne RAKINE SHQIPTARE
-Te gjejne dashnore te reja,te bukra e belkeputura pas e pakta nje 10vjecari qe as gruja si qas ne krevat.
-T'qethen e t'rruhen me 2 mije leke te vjetra per bukuri te zotit
-T'pine espresso te hatashme kudo qe tu shkele kemba.
-T'flejne ke KARlsbergu dhe ta kene shoqe Mozen (ate te Karlsbergut) qe tju zeje tavolinen me te mire lol lol :P

Anonymous said...

me leje të shtoj dhe unë nji:

- të harrojnë divorcin e freskët apo ndonjë dështim tjetër afektiv.

ET said...

nice post precious comments too :)

t_red said...

Ka edhe me, friends te dashur, por une u mjaftova me aq per te qene korrekte me c'fare duket hapur. Lashe menjane deshtimin e saj ne martese, orientimin trendy seksual te te birit, zhvatjen e parave qe i beri nje 30 vjecar vlonjat dhe pervetesimin me te madh qe i beri i "dashuri" venezuelian qe e detyroi te blinte nje shtepi ne emer te te dyve ne Spanje. Po t'i shtojme edhe kapricot hormonale te menopauzes, figura e saj e ndritur si ish librashitese ne vendin e vet e eksperte ne zbatim projekti ne Shqiperi me 8 mije euro ne muaj ( pa bonuset,shtepine e paguar, udhetimin nje here ne muaj, siguracionet dhe dietat shtese per jetese "ne kushte te veshtira" pune)behet keshtu me e plote dhe me shpresedhenese!

Julius said...

Pas 97' ua dhamë vetë prangat me të cilat na mbajnë lidhur.
Mirë të na bënet o t_red. Këtë kokë kemi, këta frëngj na sjellin.
A sna thua, si mund të dilet nga kjo situatë?