24.11.08

Ftohtësia ime e ëmbël në Vlorë

Mëngjesi u gdhi i ftohtë, por me diell. I kthjellët, rrezellitës e përkëdhelës. Në Tiranë mund ta zgjas gjumin e mëngjesit në fundjavë, këtu jo.

Entuziazmit të zgjimit tim iu bashkua përshëndetja e ngrohtë familjare, krahët e sime mëje dhe buzëqeshja e pashterur e tim eti. Gjithçka është e afërt dhe e ngrohtë, edhe pse temperatura jashtë është më e ulëta për këtë dimër të vonë.

Në dritaren mbi tryezën ku del avulli i qumështit, vezëve të ziera, kafes së sapo bërë dhe kuleçëve të përgatitur, duket sikur po na vëzhgon qesëndishëm mali i Lungarës.
Limonit nuk i është rritur akoma dega që im atë i shkurtoi vitin e kaluar, sepse na pengonte pamjen e maleve që ulen këmbëkryq mbi gjirin e Vlorës.

Unë qesh. Rrufis kafe e qumësht bashkë. Dhe kam ngrohtë.

As në ballkon nuk i ndjej kapriçot e temperaturës. Dimri është me vonesë këtë vit; prandaj ullinjtë akoma nuk e kanë marrë ngjyrën e zezë që na ka rrëmbyer përherë festat e Nëntorit. Por këtë vit, gjithë kodrat janë mbuluar me ullinj që rëndojnë nga prodhimi. Më pëlqeu ta shijoj mendimin se do të kem vaj të vërtetë ulliri këtë dimër.

Portokallet gjithashtu zverdhonin të tëra. Tundimit për t’i këputur direkt nga pema m’u përgjigj një thartim i fytyrës prej lëngut akoma të pabërë. Por shumë të shijshëm.

Mandarinat i shihja njëlloj, sa në pemë, aq edhe të peshuara e futura në qese buzë rrugës kryesore. Unë s’e heq dot vesin e të këputurit direkt nga pema. E në kundërshtim me vegjëlinë time, ime më jo vetëm që nuk më thërret, por vjen të më ndihmojë t’i këpusim mandarinat bashkë.

Pastaj dal lagjes sime të fëmijërisë. E tëra kundërmon nga agrumet. Njerëzit i përgjigjen këndshëm mirëmëngjesit tim dhe më ftojnë në bisedat e tyre të gjalla e pa ngarkesë. Të gjithë më ofrojnë dicka për të pirë apo agrume të sapo-bëra.

Deti ka marrë një blu në gri të qetë. Eshtë kristal i pastër dhe shumë miqësor, edhe pse dimër. Mbi të, majën e gadishullit e ka zbardhur bora e parë. Kurse në Llogora, ajo tashmë ka zenë vend mirë. Pishat nuk duken e në rrugë duhet të ecësh me zënxhirë.

Kthehem sërish në tryezën time familjare. Në guzhinë vjen era e byrekut, mishit të pjekur, portokalleve dhe bisedës së ngrohtë. I bashkohem shakave dhe të qeshurave me gjithë shpirt.

Strehëza ime në Vlorë më kthen gjithmonë në fëmijë. Të lumtur, aktive dhe të aftë për ta shijuar diellin e saj, edhe kur është i ftohtë.
Rrezet e tij po fshiheshin pas gadishullit të patrazuar. Fundjava tjetër vjen për katër ditë

13 comments:

Anonymous said...

Excellent, dhe jam e sigurte qe ja ke bo zili gjer ne kulm te gjitheve.
Pervec detit, dhe sidomos pervec miresjelljes reciproke me lagjen, me ngjan me rikthimet e mija ne baze. Po une do kisha folur nje cike dhe per dacin/macen qe ngrohet buze sobes :-)

P.S. Po po ullinjte kane bere sivjet, do kemi vaj me se miri. Ne e beme vajin e ri, por se kam provu akoma, do ta leme nja 40 dite te deknatoje nje cike :)

t_red said...

s'ia fal vetes. E harrova fare Olsin tim te dashur qe mjaulliti sapo zbrita nga makina.
Pastaj nuk m'u nda gjithe kohes, duke u shtriqur e duke kerkuar te luaj me te prane sobes se ndezur qe thua ti :)

Anonymous said...

Olsi hihih
Olsi e quajne dacin ????
hahahah hahhhaha
Po sikur ndonje nga cupat te kish marre ndonje burre me emrin olsi, si do ja benit hallit mooj :P

t_red said...

Kur s'e di as ti...?

Anonymous said...

duhet shkuar me shpesh ne vendlindje... :)

eni said...

shkrim i ngrohte T-red.del avull gjithanej:)

edrus said...

"O motrra... kishe gjë me detin tija?" :P

Unë do t'i propozoj autorëve të blogosferës që të ÇENSUROJNË artikuj të tillë... jo vetëm që përmëndin zgjime me ma&ba, por që i shkatërrojnë ndjenjat miletit me kulaçka, qumësht, agrume në degë, ullinj dhe vaj "kufiri"... kjo është tradhëti! :)

zana said...

Edhe unë jam me Edin! Ta çensurojmë! Llafe janë ato?

t_red said...

Llafe te pista shoke, e kuptoj. Po shyqyr qe jane, se une per vete u vela me pastertine e ambjenteve te tjera ne pune, ne Tirane, ne forume, ne gazete, ne televizion...shyqyr qe ekziston ajo qoshja me kulece, ullinj e portokalle, det e debore, ngrohte, mace, prinder, shaka, kujtime e te qeshura deri vone...se na mbyti pastertia dhe ritmi i qytetarrrrrise tjeterkund.

Anonymous said...

Ah, t'kuptoj mi shoqe t'kuptoj.
Une dhe ca miq te mite, biles, po bejmë nje plan ogurzi me i braktis te gjitha këto gjonat e pastra te Tajronës. Me shku me nai qytet te qete, tip Pogradeci psh.
Me gjet anej nai pune me 300 mije leke, (teller ne banke psh :P ). Qeraja ne PG mo, maksimumi 100 mije leke ne muaj. 200 te tjera per bukuri dalin e teprojne per te ngrene e per te pire me cmimet e atjeshme. Dhe jete o jete.... koran, geshtenja, molle tushemishti, belushka,ajer i pastëëëër.....
Te na bjeri truri rehat o zot! Se u shkëlyem ketej e ca dreqin fituam ? Kurrgjë, vetëm nerva te shkatërrume, sëmundje te provokuara nga stresi, mushkëri me pluhur, dhe leke qe sa me shume fiton aq me shume harxhon :-(
A do te te gjejmë dhe ty nai shpi n'PG që të jemi me i lagje ene ti cojmë kalamajtë ne nje klasë kur te bëhen per shkollë ??? :P
hihihi bukur do ishte ama :-)

Anonymous said...

Si gjithmone e mrekullueshme T-Red ne pershkrimet e tua!!!

Me pershkoi idea te bej copy-paste,por ngaqe duhej ta beja te gjithen ,mendova se nuk ka nevoje per here te dyte keshtu qe mjaftohu me nje "Mrekullisht bukur".

MIGJEN SHKRELI

belle_fleur said...

Mu me beri "zullum" ky shkrimi sepse ma coi mallin akoma me shume. Sdq, flm per emocionet dhe per nostalgjine qe me krijove.

Heres tjeter bej qejf edhe per mua :)

Anonymous said...

Yes exactly, in some moments I can reveal that I jibe consent to with you, but you may be inasmuch as other options.
to the article there is still a suspect as you did in the decrease publication of this demand www.google.com/ie?as_q=a123 youtube flv to avi ipod converter 5.1 ?
I noticed the catch-phrase you suffer with not used. Or you use the dark methods of promotion of the resource. I take a week and do necheg