6.11.08

Nëntori i datës 6

Mund të isha shumë më mirë se kaq…

S’kam vënë re më parë të kem kaq alergji nga e enjtja.
As nga data 6. As nga Nëntori.

Por nga abuzimet po. Edhe nga manipulimet, mosmirënjohja, shumë-fytyrësia. Nga kapricot e paftuara të nënës natyrë po ashtu.

Punë dreqi kjo e kombësisë. Edhe puna me ata që kujtojnë se kombësia ime është ashtu si nuk dua ta pranoj unë.

Sot s’i durokam dot as pranitë, as mungesat.

Nesër kam një ceremoni me protagonizëm po të manipuluar.

Në faqen kryesore të publikimit që po m’i bën zbor nervave është fotoja e një fëmije para kompjuterit. Ters, ngado që ta shohësh.

Kam një deadline vullnetar. S’ngre dot kokën, se ia kanë zënë rrugën ca të tjerë që i nxit përsosmëria idiote e produktit të bërë mirë. Me lot. (edhe në mënyrë jo-figurative).

Ka ndër mend të vijë ky dimri këtë vit?

Nëntor i pakëndshëm ky i datës 6.

14 comments:

Anonymous said...

E pra, as une skam nigju njeri te kete ndonje gje me daten 6 nentor kur bie e enjte :-)
Biles qente e lagjes time po benin seks qamet sot lart e poshte :P
Dhe si qenie te zgjuara qe jane, meqe kelyshi do rreth 9 jave te linde e kane bo hesapin fiks me i qit ne drite sapo te gedhije 2009 :-)
E shef sa thjeshte duhet marre naihere jeta ???
Se kisha ndermend me komentu ke blogu jot, se heren e fundit sikur ta bera lemsh, e prape su mora e sme moren vesh :-)
Por mu shpernda shume shpejt ne gjak kjo qe ke shkrujt per fat te keq :-(
Je trime e mire me shoke/shoqe shume nqs kjo te ngushellon ndopak :-)
Dhe neser tek ceremonia, nqs ka ndonje verë te mire nga mbrapa, aty mbaje mendjen dhe keputi nja dy shishka dhe pastaj : fck them all !
Kam besim tek prirja jote drejt optimizmit ! :-)

t_red said...

C'nerv ke edhe ti :)

Mire ma bere me historite e lagjes. Po ti paske bere edhe numerimin. Pa le per c'mund te te jete dashur :D

C'jane ato gjera te pista qe te shkojne nder mend per te pushuar se shkruari? S'ke pse e merr per kapital mos-kuptimin. Jep shtyse per moskuptime te tjera :D

Vere ka, po me dy shishe qe me thua ti, aha, nuk kam gje ne vije une :P Po e provoj me dy gota si fillim... e prape shpresoj te mos ma degjosh zerin pas tyre :P :D

Edhe c'ngushellim qe ofroke dhe ti, kur me thua se s'qenkam vetem.

Ama dola sapo bera kete postimin, se s'po rrija dot me ne zyre hic. Marshallah, mire e hengri kuleta per keto 40 minuta qe pershkova ca dyqane :D E tani ne kthim, asgje nga ato qe kam blere nuk i ben komjuterit tim :P

It's only me who fits into his screen :D

Anonymous said...

Po mire o shejtan une te mirekuptova, ose te drejtkuptova, te thashe e ndaj me ty nervin :P oj shoqe por ti sngushellohesh :-(
Me cte te ngushelloj pra ?
Seriozisht, mbase une jam vete pak si sfungjer keto kohe, por se di pse u preka nga ato qe kishe shkru. Kshu ne detaje aty ska asgje te ngjashme me ato qe bej une, por se di pse ndjesia eshte tmerresisht e njejta :-(
Mos pi shume mi ouuu :-) se une te coj ne rruge te keqe per kesi punesh :P
Do te te shofim ne TV ke ceremonia ???
Jo kot sa per te pare sa je pire :P lol lol

t_red said...

:P :P :P

S'ta jap kenaqesine te me shohesh te dehur nepet TV-ra. Aty do bej si goce e mire :D

Po s'thashe qe s'pati rezultat menyra jote e te ngushelluarit moj. Perkundrazi :)

Po shihja ca foto te bukura tani, bere neper ca rrugica te ngushta me dritare te bukura, ku nderthurej e reja me te vjetren...edhe ku kishte edhe nje najs pezho :D

Anonymous said...

Hmmm, you sneaky girl !! :-)

Julius said...

""ku nderthurej e reja me te vjetren..."""

he he he. thuja, thuja. :D :D

Ama ishit pleks këtu nëpër komente spo dija ku me kap njonën e ku tjetrën.
Qenkeni të lezetshme kur shkëmbeni llafe ju të dyja.
ti t_red duhet të jesh e mirë në shah, se parashikon dy tre lëvizje para.
Moza o si ortek, ça gjen para e merr me vete. :D

Shpresoj të ndihesh më mirë tani t_red, ja e enjtja mbaroi. :)

edrus said...

Ndërsa unë urrej të premten (sidomos kur i bije me 7 Nëntor :P)
Shpresoj dhe uroj që në datën 8 të jenë të qetsuar "hallexhinjtë" e gjithë botës :P
Pastaj do dalë ndonjë dhe do thotë rroftë 8Nëntori (që nuk besoj se do jetë Nexhi :P)

Anonymous said...

moza desha me thane :P
Majlinda doli rastesisht nga autocomplete i internet explorer that i hate dhe kam harru ta perdor.

Julius said...

Ti nuk di emrin tat do më thush mu për çiçin. :D

Anonymous said...

rri mer jul se majlinda eshte nje kusherira ime e pare, e cila eshte dhe fizikisht nje ortek i vertete dhe para asja ti do ta beje cicin vertete :P

edrus said...

Moza, pse bo kshu ti mi?
Edhe unë kam nji kushri që është një klasë më i madh se unë, por nuk po shes mënd se kush ka kushrinj ma t'fortë :P

t_red said...

Moj Maya, si te ta bej me keto lloj llafesh ty? :@

t_red said...

Nje gote vere me dhane. Pastaj nxituan shqipet te permbushnin nepsin e tyre te paqarte kaferor :D

But Friday is being much better...and it looks like it's going to rain finally.

Or so I hope :)

Anonymous said...

Te kerkoj te falur per fjalorin.
E di dhe vete qe nuk eshte e kendshme te abuzoj sidomos kur eshte blog personal. Por dhe ti mos me kurse, fshiji :-)
Cheers !