25.11.08

Politika – Dramë me sa akte të dëshironi

"Per pak thashe se ku me kishte humbur Konica...ma kujtoi nje postim ne det.
Ja si mendoja..."

“Ironia e hidhur e deshirës për pushtet”e quante Faik Konica krijimin e disa partive në vitet ’30-të në Shqipëri. Nënqeshte në radhët e tij gjithë sarkazëm jo vetëm për programet e munguara, por edhe për emrat e ashtuquajtura “tërheqës” dhe “modernë” të partive shqiptare. Konica kishte vënë poshtë tehut të mprehtë të penës së tij partinë ‘radikale’ dhe atë të ‘demokracisë sociale’.

Gjithmonë jemi duke folor për bashkëkohësit që qesëndiste publicisti i madh. Po nëse ai do të ishte gjallë sot?

Do të kishte më tepër se ironi dhe të qeshur me zë të lartë që do t’i lëndonte shpirtin politik kur të dëgjonte për cuditë e tipit ‘vij-s’vij në zgjedhje’ dhe’ndryshoje-mos e ndrysho kodin’ (sikur Shqipëria të mos kishte asnjë lloj halli tjetër).

Do të ndihej therëse britma sarkastike e Konicës nëse i binte në dorë lista e Partive që kanë vrapuar në dyert e KQZ-së për të mos e lënë veten jashtë zgjedhjeve. Kush janë këto parti, që Konicës do t’i kishin hapur punë në zbërthimin e emrit dhe shpërfytytrimit të propagandës së tyre? C’farë ironie kur t’ju tregonte fare pa dorashka se emri që kanë zgjedhur nuk ka hic të bëjë me doktrinën dhe programin që pretendojnë se mund të kenë.

Listë e cuditshme, në të cilën duhet të gërmojnë votuesit shqiptarë kurdo që do të bëhen zgjedhjet: Partia Konservatore, Partia e emigracionit, Forca Albania, Lëvizja Punëtore, Demokracia e re Europiane (!!!), Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partia Komunsite shqiptare Numër 2, ajo e 8 Nëntorit, Partia e Reformave Demokratike, Partia social-kristiane, Partia e cështjeve shqiptare, Ardhmëria Shqiptare, Partia Mendimi i djathtë Liberal, Partia Rruga e Vertetë Shqiptare, Partia e të drejtave të mohuara, Partia e biznesit shqiptar.....!!!!....

Duket sikur gjithkush në Shqipëri qenka futur në garë të formojë një parti, të zotërojë një OJF ose të ngrejë një pallat. Seriozisht ta kenë të gjithë këta njerëz që kanë krijuar partitë e sipërpërmendura?!

Partia Demokratike Pezë-Gjirokastër e Shqipërisë? C’farë është kjo? C’pritet të nënkuptojmë prej këtij emërtimi? Mirë pra! Në sulm të gjithë ata që nuk janë as nga Peza, as nga Gjirokastra. Ose futeni emrin tek “Partia e të drejtave të mohurara”, ose vraponi se ka akoma vende për tër të regjistuar të tjera parti në gjykatë.

Po kjo tjetra: Partia e ‘Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian’!!!

Këto duken të gjitha si thirrje të dëshpëruara projektesh në kërkim donatorësh. Dhe meqë jemi këtu, nga vijnë fondet për të financuar këo ekzistenca që e quajnë veten Parti? Sa interesante do të ishte të shihje listat e stafeve të secilës, që së bashku me atë të mbështetësve, njerëzve që kanë dijeni për ekzistencën e saj dhe atyre që shqyejnë sytë për të, mund të përmblidhte lehtë në: kryetarin, bashkëshortin/en, (nëse nuk ka krijuar ende partinë e vet), dhe maksimumi mund te shtohen edhe fëmijët dhe ndonjë komshi kureshtar.

Përndryshe, sinqerisht i dashur Konicë, as ne që kemi luksin e madh ta jetojmë këtë bum partiak 80 vjet pas teje, nuk jemi në gjendje të përcaktojmë se c’duan të thonë partitë e emrat e tyre, e as përse mund të na hyjnë në punë të gjitha këto. Shanset e mira janë që as vetë ata që i kanë krijuar nuk duket të kenë ndonjë ide. Nuk është cudi madje që ata të harrojnë krejt se paskan edhe një Parti në zotërim (përvec pronave të tjera), dhe kujtohen për të ditën, datën apo muajin e zgjedhjeve.

Lum shqiptarët, çfarë alternativash kanë!

E c’duhen dritat, reformat, investimet, kur kemi politikën? Të ndriturën politikë dhe vendimmarrësit e saj, që të vetmin vendim që marrin, është; ‘Ose të ngrejmë një parti, ose të braktisim atë në të cilën jemi’. Gjithmonë nën luftën e paskrupullt për pushtet. E trishtueshme të kuptosh se zhurma dhe pakënaqësitë e mëdha për zgjedhjet vijnë nga opozita (thjesht sepse nuk plotësohen tekat e saj të parashtruara),dhe nuk i vë në pikëpyetje shoqëria, votuesit që kanë ngelur në errësirë të plotë mendore tani, po njëlloj si atëherë kur thërriste Konica. Dhe kjo është errësirë moderne, tamam ashtu sic i ka hije të regjistruarave dhe të të paregjistruarave parti që nuk kanë as plan strategjik per promovimin dhe jetëgjatësinë e tyre, jo më të ofrojnë alternativa zgjidhjeje për krizat mizore që therin zgjedhje pas zgjedhjesh Shqipërinë.

Ah Konicë, Konicë. Atëherë, si tani, radikalizmi dhe demokracia në Shqipëri përdoren në vend të jashtëderdhjes prej të babëziturve dhe të pangopurve themeltarë, që ia kanë nxjerrë themelin me kohë shpresës për një Shqipëri ndryshe....madje që atëherë kur klithje edhe ti. Jehonës së saj, i është shtuar edhe ajo e të gjithë shqiptarëve të sotëm, që ndjekin tragji-komedinë e datave, kodeve, numrave, dielmave, kapricove dhe emrave të cuditshëm. Mendësia moderne politike, mbush kështu 80 vjet zhgënjim konstant në pritjen për ndryshim.

Rrofte kodi i ri elektoral!!!

5 comments:

edrus said...

Epo kur them unë që, më mirë të ishte një parti e vetme... ti më thua "komunist i flliqur" :P

t_red said...

Qe je komunist,je. Ate mbaje :D :P

edrus said...

Po të mos jem i majtë unë... që jam klasë punëtore, kush do jetë?
Akoma me ato përrallat e pseudosocialistëve dhe pseudodemokratëve si puna juaj do shkoj unë :P
Apo nga ata prisni që të mendojnë ndonjë gjë të majtë? :P

Anonymous said...

Shame on you T_RED qe i thua EDrus ashtu,shkrimin nuk e lexova por nuk do vonoj shume dhe do ia hedh nje sy...





MIGJEN SHKRELI

t_red said...

Non me vergogno di niente, Shkrel. Vecanerisht per prirjet politike te Edit , s'me ka ngele asicike cipe ne surrat :)

Ai eshte kaq i njerezishem dhe i sjellshem, dhe i respektueshem, edhe i zgjuar e i zoti ne logjiken e numrave, saqe qenia e tij "komunist" se ku ze vend, nuk e di :)

Ah po, se harrova. Edi ka edhe shije te hollle ne muzike :)