2.8.08

charging....


Po marr ca energji, por do e kontrolloj situaten here pas here :)

9 comments:

Julius said...

Do e kontrollosh? Ne kemi fjalën e bukur shqisht- monitorim. :D

Kalofsh mirë. :)
Merr rreze po dhe sill ndonjë rreze brenda mundësive.
Më duket shumë ngjyrë gri blogu këto kohë.

ET said...

Hmm...më kujtove atë..

"po marr rreze për dimër"*

* çupa mbretit & nastradin:)))

belle_fleur said...

Xhane, bere mire qe ke shkuar ne det, ku ngjyrat jane marramendese, dhe dielli vertet rrezaton dhe ndricon fort.

Kalofsh dite te mira prane te dashurve te zemres!

edrus said...

Faleminderit për kartolinën :)
Pushime të këndëshme dhe rigjenerim forcash për "betejat" e ardhëshme :)

akullnaja said...

Prapë me pushime ti mi?

Kalofsh vizllushëm!:)

Unknown said...

Edhe ti me blog ???
Vetem une paskem ngel pa blog :-)
Mire o mire, po hidh nai gje te lezetshme dhe te re, jo gjona qe i kemi lexu.
Ou ti, skemi fuqi ne ti lexojme ka 2 here :-) Perseritja mema dijes, baba merzijes.
Edhe, pash zotin, hiqe ate Law Enforcement ke occupation se e bera ne breke kur e lexova. Mire qe e kishe sqaru me tutje qe punoje ke perafrimi legjislacionit (mos me thuj qe rri afer majlinda bregut :-) :-) )
Ku ka perendi ta enforce ligjin ketu mi. U bone ti !
Hajt suksese pra dhe meqe e hongre dhe ti ket kokerr ulliri :-)
Cheers !

t_red said...

Shqiptare te vertete jeni treguar te gjithe :D Sa thashe une "po iki", ju u treguat te gatshem te vini ne prove zotimin tim per kontroll te imtesishem te situates, ose sipas shqiptes se Juliusit, "monitorimin e blogut" :D

Ja te rejat me te fundit nga jugu dhe nga t_red:

Te dielen isha ne nje dasem te perzier ne Lezhe, ku nje vendalli vendosi t'i hape pune vetes per 70 vitet e tjera te jetes se tij me nje fierake :P Kendova, kerceva, qesha e buzeqesha me c'me doli perpara; vapa, zakonet e reja, kafet, pijet, vallet e perziera, ikja e dritave ne mes te festes, semafori i vetem i Lezhes qe me shume bente kaos sesa e zgjidhte ate eplot te tjera. Por ia vlejti barra qerane per dy arsye; 1-Miqte qe na kishin ftuar ne dasem jane miq te perkryer. 2- Takova serish gegnishten e embel dhe te ringjallur shkelqyer tek Kapiteni i pafe :)

Pastaj mora rrugen per ne Vlore. Aksi Lushnje-Fier ka mbaruar. Vapa sapo ka filluar prej verteti. Eshte pak rremuje moti kete vit. (se mos eshte i vetmi :P)

Nje nate ne familjen prinderore. Mengjesi eshte i paperseritshem atje, ne ballkonin nga deti, me rrushin qe ben hije, me ullinjte dhe portokallet perhere te gjelbra dhe me eren e fresket qe zbret nga Llogoraja sa here qe shkoj une atje :P.

Nata me vazhdim ne Jale. Kamping me cadra ne natyre. Ideja; te promovohet dashuria per mjedisin. Te mos e betonojme ate.
Cadrat aventure e kendshme. S'kam per t'i postuar fotot. Mund te qeshni edhe me te tjera gjera :p
Ambjenti ishte shume i paster dhe mirembahej nga organizatoret.

Vetem germadhat e prishura para dy vjetesh kishin ngelur serish ashtu, te shemtuara dhe grumbull. Uji ishte akoma me i paster dhe me i ngrohte se cdo gusht tjeter. Me ngaterron pak Jala ne perceptimet dhe njohurite e mia mbi nuancat e te kaltres, po nejse, po ia falim edhe kesaj radhe :D

Ne larje, kredhje, zhytje, gara, not e ne shplodhje e siper, me vjen nje sms qe me tregon se une duhet te lidhesha urgjent me boten Tiranase nepermjet HI Tech-ut. Meqe Intereti nuk e kishte marre mundimin te zbriste deri ne Jale, u detyrova une te marr makinen e te bej edhe ate copezen tjeter te rruges deri ne fund Jonit qe na kane lene neve si prone.

Pas segmente rrugesh te zgjeruara,te shtruara, te pashtruara, te pluhurosura, te fiqosura, rrushosura e kumbullosura ne cdo shtepi te kendshme buze rruge, mberrita ne Sarande.

Vij ketu e shoh akuza per ngjyra gri ne blog :P. Ja ku reflektova, Jul. :D

Per perseritje ne blogun tim: E ke gabim ti Moze. Peshku perserit mua, jo une Peshkun :P :D

Mos u ngut kot, se vetem dy shkrime te miat jane si ketu, ashtu edhe ne peshk. Te tjerat jo. :D

Tani po vazhdoj me pushimet e mia. Pershtypjet e tjera ne vijim....

Faleminderit te gjitheve. Mirese me keni ardhur edhe ne gezime jua shperblefsha neper shtepite tuaja :)

belle_fleur said...

"te pluhurosura, te fiqosura, rrushosura e kumbullosura" o labe me kenaqe:)

Mire ketu qe s'do nxjerresh foto, po andejzi nga FB, bej derman edhe vendos ndonje te kenaqim syrin, pervec bukurise tende, por edhe asaj qe sjell nga memedhembja:)

Kalofsh mire!

Unknown said...

Pse je dhe ne Facebook ee? :-)
Ok mire, qenke kompletu.
As shoqnia ngushte nuk na i pershkrun pushimet kshu. Pyetjes : Ho me si kalove nga deti ?
I pergjigjen
Shtyje mo, le qe ku e pame detin, ishim gjithe diten dru :P
Thanks qe nuk perton, ndersa je akoma me pushime.
Really !
A thu peshku t'perserit ty a ?
Te marrte pleshtat jarebi :P
Nejse mo po hiki, se nuk shqetsohet tjetri kur eshte me pushime.
Kalofsh mire ene na fal per veretjet. Por i kemi miqesore. Plus pak zevzeke si rob jena, se cu pa mo pastaj, gjithe keto vujtje nga jetesa ne atdhe diku do dalin :P