1.12.08

Nata e bardhë e lirisë

Gërmova shumë në garderobën time. Mezi e gjeta një bluzë të bardhë. Ngjyrë qumështi në fakt, por nuk po zihem për ngjyrat këtë radhë. Ishte edhe e ngrohtë. Nuk e di pse e kisha harruar fare butësinë dhe bardhësinë e saj. E vesha gjithë qejf. Nuk do ta prishja kërkesën e Bashkisë. Nata e bardhë kërkonte veshje të bardha.

Iu vura edhe kërkimit të palltos. Që pas kthimit në baltën të ëmbël si mjalta në Shqipëri, nuk e kisha përdorur pallton time të ngrohtë e të bardhë bashkë.
Nata po bëhej ditë, kështu që pas tre minutash kërkimi nëpër rafte, hoqa dorë. Vesha një pothuajse të bardhë nga nuancat e ngjyrë-vjollcës.

Ora 23.00. Trafiku fillonte që jashtë unazës. Telefonat e miqve tanë ishin të gjithë të fikur. Milleniumi po shfaq 007-ën. Unë e kam shtyrë parjen e tij deri sa 007 të jetë femër.

Në bulevard nuk kaloje dot nga njerëzit. Ishte si 14 shkurti, por natën. Dorë për dorë, krah për krah, të gjithë dyndeshin lart e poshtë “Dëshmorëve të Kombit”, për të cilin nuk kishte asnjë flamur. Jo, kishte një. E nxora unë nga çanta, siç kisha bërë ditën e pavarësisë tek “Karameli’. Ishte i vetmi lokal tërësisht kuqezi, edhe pse muzika nuk ishte tamam ajo që do të kishte zgjedhur Ismail Beu.

Sërish në natën e bardhë. Mbi njërën nga urat e Lanës kishin ndezur një zjarr që më tundoi t’i hidhja brenda ca gështenja. Aq të mirë e kishte prushin. Flakë hiç.

M’u kujtuan zjarret partizane që ndiznim në 29 Nëntorëve tek kodrat mbi shtëpi. Sot vetëm flakët e gushtit i konkurrojnë.

Nata e bardhë vazhdonte mbi kryeqytet. 007-a mbaroi. Mendova ta sfidoj frikën aventureske në katër pjesë e t’i hipja një tip imitimi të trenit të vdekjes, që e kishin vënë përpara Universitetit Qendror. Asnjë s’iu përgjigj entuziazmit tim. Siguria me të cilin ishin ngulur ato lojëra në Tiranë mund të rezultonin vërtet në tren të vdekjes. Por deri tani, me c’kam parë në lajme, asnjë nuk vdiq dje.

Të lodhur nga karaokja e një nate më parë ku i kënduam Shqipërisë sa na u ngjir zëri, vendosëm që natën e bardhë ta linim të kalonte disi më qetë. Prandaj iu drejtuam kohë-takimit tonë klasik.

Tek njëri nga baret, radha për t’u ulur e kalonte kërshërinë time. Tek tjetri po ashtu. Ora pas 12-ës. Por shqiptarët po e zbardhnin ditën e çlirimit. Në pritje të vendeve bosh ulem në një tavolinë që sapo u lirua. Kamerieri vjen të shprehë mos-aprovimin e tij, “se do vijnë të tjerë njerëz të ulen”.

Në fakt ne po kërkonim në pije të ngrohtë dhe ishim veshur me bluza e pallto. Jo shumë njëlloj me c’kishte e ç’pihej vërdallë, por si për natë të bardhë, s’ishim edhe aq keq.

Çajin tonë të mesnatës e të çlirimit të Shqipërisë e pimë në holl. Nuk ishte ajër i mbytur dhe nuk pinte njeri cigare. Duhani vret!

Kur gjumi na erdhi mbi qepalla e kur u bindëm se e bëmë pjesën tonë të respektit në kujtim të partizanëve tanë trima, thamë “natën e mirë” dhe u larguam të lumtur që kontribuuam në veçantinë magjike të natës së bardhë, shpikur, mirëmbajtur dhe organizuar me shumë kujdes nga Bashkia jonë.

Ecëm përgjatë bulevardit plot njerëz, zhurmë e rrëmujë e pa asnjë flamur të vetëm. Shihja vetëm atë copëzën e vogël flaumri kuqezi që e pata blerë vite më parë, larg, që ishte rrudhosur të mbrëmshmen, teksa na udhëhiqte në karaoken e pavarësisë, kur kërcenim “Se thelo-n”

4 comments:

Anonymous said...

Sa konvencionale je bere moj vajze.
Ose mbase dhe ke qene :-)
E super respekton jeten kulturoro-aritistiko-publike te Tirones.
Shume mire ben, vecse do kesh zhgenjim konstant.
Une e kam marre tmerr per vete. Kur robt dalin, une futem mrena :P
Me ket rast i shmangem dhe virozave :P

Anonymous said...

Eshte bere e modes T_Red te veshim rrobat e largpamesise dhe te gjykojme te tjeret ne raste te tilla si "nacionaliste","te prapambetur",vetem pse akoma festojme apo marrim pjese ne te tilla festa.Gjithashtu ka do kohe qe qarkullon neper forumet intelektuale te internetit kjo hipoteza e fundit "Duhet rishkruar me cdo kusht historia e shqiperise" sepse ka abuzime dhe fakte te rreme.Apo me sakte ne duhet apo jo te festohet tanime festa e clirimit.Kur u clirua,kush e cliroi e me the e te thashe...
Tani mua as nuk ma nin kur bie fjala per te tille intelektuale,sepse ne te vertete eshte me e madhe se sa te qenurit nje student ne formim apo nje "ironik eunuk qe ne kohen e diktatures ishte i internuar"apo fakte nga me bajatet si e si te mbushim kohen e te kenaqemi,sepse fundja dhame dhe ne kontributin tone.
Ky shkrimi yt perjetohet ne cdo fjale.eshte nje pershkrim plot ngjyra.
Ne borxh gjithmone me kenveshtrimin tend 3dimensional!!
Keep it up your own best way!!!

P-S:I'm back and I'll be back again!!!

t_red said...

Migjen :)
Ti mirardhsh gjithone, po s'bere mire qe mbylle konakun tend.

Une pres qe te te vije frymezim homerik andej nga je, ta perziesh me pak fatalizem migjenian e te na e sjellesh te thate e sade fare krijimin, si Shkreli vete :)

Queueing here :)

Anonymous said...

Cilin konak T_Red?
provo te klikosh siper emrit kushedi c'hapet :):):)?