23.12.08

Gëzuar të gjithëve

Gëzuar Krishtlindjet.

Së pari vetes. Jashtë modestisë. Brenda detyrimit që i kam për të qenë e butë me të këto ditë që me ndjejnë më shumë se i ndjej.

Gëzuar ty, që u mundove të më japësh paqe.
Edhe ty, që nuk u lodhe së më dëgjuari.
Edhe ty, që me aq padurim ndave buzëqeshjet me mua.

Gëzuar krishtlindjet për ty që më ke lexuar. Edhe për ty që më ke komentuar.

Gëzuar për të gjithë ju që keni klikuar mbi mendimet e mia të gërmëzuara.
Gëzuar edhe atyre që më shumë germa më shtynë të nxjerr.

Gëzuar miq, të dashur e të shtrenjtë.

Gëzuar ju që morët vendime për mua, edhe pse nuk jam shumë keq në marrjen e vendimeve vetë.

Gëzuar ti që kuptove fjalën time. Edhe ti që akoma nuk e ke kuptuar atë.

Gëzuar ti që je lodhur nga shkrimet e gjata. Edhe ti që një yll ke vënë për të balancuar inflacionin e pesave.

Gëzuar të gjithë ju që e keni marrë me ngadalë këtë sezon festash.
Gëzuar edhe ju që prisni shumë prej tij.

Gëzuar shtëpizës sime, familjes, motrës, edhe tjetrës. Nipërve të mi engjëj për këtë krishtlindje. Gëzuar të gjithëve atyre që mund t’ju them “gëzuar”.

Dhe janë shumë. Vërtet më shumë nga c’mendoja.
Gëzuar peshq, libërtha, kolegë, (konstruktivë e jo dhe aq).

Gëzuar kamarierë e banakierë që më keni dhënë kënaqësinë të shijoj mrekullueshëm traditën shqiptare (e jo shqiptare) në këtë vit të ngarkuar me festime.
Gëzuar kujtdo që ka sjellë qoftë edhe një lëvizje të vogël muskuli në fytyrën time, për ta mbajtur atë të qeshur edhe kur nuk doja.

Gëzuar të gjithëve në vendet, rrugët, qytetet, shtëpitë, familjet dhe njerëzit që kam takuar këtë vit.

Gëzuar, bekuar e ditë të mrekullueshme për ju të gjithë.

Gëzuar t_red, që më vodhe identitetin, por që më dhe kënaqësinë të të them gëzuar në vetën e dytë :D

Miq, jeta është e bukur nën petkun e festave, të dashurisë, mirënjohjes, respektit dhe buzëqeshjeve pa fund.

Gëzuar!

2 comments:

Anonymous said...

Gëzuar!

Anonymous said...

E paske thene ne nje forme te atille, saqe me duket se edhe une i panjohuri , perfshihem pa shume problem ne urim.
Shume jete percjell ky urimi yt, e pershtatshme me domethenien e vertete
te kesaj dite, qe ne te vertete simbolizon lindjen e Diellit, kur dita nuk i nenshtrohet me nates, por perkundrazi fillon ti marre sekonda ,minuta ,ore.....
Nuk eshte festa e te krishtereve, eshte festa e gjithe njerezve qe duan diellin, driten e jeten.

Gezuar!