15.10.08

Forza Milan :P

“Gol. Gol. Goooool. Eshtë e pabesueshme. 1-0. 2-0. Gjen edhe Milan rrugën e rrjetës, por aha, vec 2-1. Tirana mund Milanin. Edhe Milani mund të mundet”….!!!!

Me c’të qeshja më parë? Me stërvitjen e Milanit në Qemal Stafa? Me seriozitetin e tiranasve (vecanerisht pas golit të parë) apo me energjinë foshnjarake që zgjonte diku në hemisferën e vogël të trurit pasditet me ekzaltim të rremë në Radio Tiranën e të dielës “Nga njëra ndeshje në tjetrën”?!

“Ja ky është leksioni bardh e blu” – thoshtë gjithë seriozitet Veli Rada që në cdo dy sekonda, tre herë ia vinte theksin Milanit tek “a’-ja. MilAn-I :D

Po me atë serizitet e ndërpriste Skifter Këllici për t’i thurur lavde lojës prej kampionësh që po bënte “ekipi i pamposhtur i Tiranës”. :D

E në të njëjtin ritëm ekzaltimi bridhte në fushë, anash, jashtë e brenda saj Piro Ruvina me “përcjelljet sekondë pas sekonde të gjithckaje që ndodhte në fushë”.

Kuqezinjtë thanë sic pritej se ishin të lumtur të kontribuonin në këtë ndeshje në ndihmë të UNICEF-it. Trajneri i tyre bëri komentet prej një fjalie për cdo pyetje duke përfunduar se “I pëlqeu stërvitja e skuadrës së tij”. Kapiteni gjithë diplomaci vlerësoi përpjekjen shqiptare për të sjellë në Tiranë për bamirësi Milanin….kurse radio Tirana transmetonte “ndeshjen e shekullit” :D

Pa lidhje: :D
Rreth vizitës së skuadrës kuqezi në Tiranë
- Ekipit milanez iu rezervua një pritje nga kryeministri i vendit.
- Tek cili UNICEF do shkojnë paratë nuk është thënë akoma ( a kanë ato destinacion projekte
tëUNICEFIT në Shqipëri ?!)
- Në disa deklarata u tha se "të gjitha" të ardhurat janë për UNICEFIN, në ca të tjera u shndërruan në “një pjesë e mirë e të ardhurave”.
- Kush dhe sa janë paguar lojtarët e Milanit për këtë “ndeshje bamirësie”?
- Po Sheratoni?

Faqja zyrtare e milanit http://www.acmilan.com/ i përgjigjej një për një entuziamit dhe jehonës që ndeshi në Tiranë :P
P.s. Forza Milan. Forza Flamurtari. Forza të gjithë kuqezinjtë (edhe shqiptarë qofshin) :D
Ah po! Maldini is a hero! ;)

20 comments:

Anonymous said...

@:@:@:@:@:@:@:@:@:@:@:@:@:@:@
Plus nje :P

t_red said...

Gjithashtu ;)

Keshtu eshte kur perdor kompjuterat e dynjase :D

Anonymous said...

kot je lodh kaq gjate.
Ta kishe permbledh keshtu :
Ah, po, Maldini ta hongsha synin blu :-)
:P

belle_fleur said...

t_red, tek lexoja kete postimin e fundit, te imagjinova me kufje ne vesh dhe me mikrofinin para duke komentuar ndeshjen gjithe emocion :) mos me thuaj qe se ke menduar dicka te tille edhe vete :)

te pershendes!

t_red said...

E ka jeshil moj ti. O kjo :P

Mos i ngaterro gjerat kot :P

Belle, as qe do e merrja fare mundimin ta komentoja kete ndeshje.

Se si me vjen alergji nga llafet mua kur luan Milan, Ajaxi apo Holanda. Se ku shkojne te uruarat fjale qe the ti, nuk di gje :D

Lere kur luante nje here e nje kohe ky Maldini qe m'i ngaterruan ngjyren e syve. Yhy...tjeter kohe ajo :P

Anonymous said...

E mi se e kam harru.
Kam qene jo me shume se 16 vjec kur merresha me Maldinerat :P
Dmth shoqet e mija, se une isha GJERMONE :P

edrus said...

Ik re dreq.... se edhe tulipanët, ngaqë luanin tek Milani i ke njohur :P

Julius said...

Përgënjeshtroje edrusin të lutem!
Po rri me dorë në zemër unë si ai - "më thuaj që ke dash vetëm tulipanët and Maldini means nothing to u".
:D :D :D
achtung: Kjo është çështje futbolli vetëm!
Më kishte marrë malli për ata tipat nga njëra ndeshje në tjetrën.
Nuk e di se si u prit Milani se ne jemi një çikë...pa krenari fare, kur na vjen ndonjë i huj i modh ke nahija.

t_red said...

Edrus,
Je i pergenjeshtruar :P

O Jul, po edhe ti per ate pjesen e Maldinit ama :D

Ok, mire, rrime shtrember e flasim drejt (sic e di edhe Edi vete) :D
Milanin para se te vinte ajo treshja qe nje Zot e di se nga mbiu (....prit te bejme pak pushim ketu... ;)....as qe e njihja mire as une, e as ndonje taljon i zjarrte.

Mire, e ekzagjerava pak, po sa vune ata kembe ne San Siro, gjenin, c'gjenin perpara, i perlane. Scudeto, kupe italie, kupe kampionesh, superkupa europiane, superkupa italie, trofe ketu, trofe atje. Uragan! :)

Pra, Van Basten, Gullit dhe Rijkaard me ngulen mua para televizorit ne veren e 88-es (e vockel fare :P), edhe nja dy vjet me pas, shoh ne Italia 90 edhe nje fare cunaku me sy jeshile...qe me pas pashe se luante edhe me ata te tre qe thashe icike me siper.

Holandezet dhe Ajaxi hane buke vec (vecanerisht ai i 95-es), kurse Milani pas tre te pareve, pastaj edhe pas holandezeve te tjere, me mbajti icike fare gjalle...e do me mbaje deri sa te jete Maldini aty.

Po aha, ka kaluar qendra e rendeses tek Ajaxi mor Ed. S'ke ci ben. Kam qef lojen ne futboll une, jo biznesin. Edhe per ate te parin italianet s'ia thone shume, se e bejne lemsh me te dytin.

Nejse, edhe nje here bie dakord me P.s-in e temes :P

Julius said...

:D
Do e bëj zemrën gur. (po merrem me gira në fakt)
Nejse të falet...për Milanin edhe atë Maldin zabërhanin (maskarai!) ishe e vogël... ai po syjeshil...
I understand. :P
***
Po të njëjtën rrugë kemi bërë. Me përjashtim të Milanit, që hynte në jetën time sa herë ndeshej me Ajaksin e madh.
I qëndroj besnik unë natyralitetit hollandez.
95' ka qënë vërtet fantastike...ça loje, ça grinte, ça superyjesh. Akoma i ke nëpër Evropë, sado që kanë kaluar 13 vjet...
Seedorf akoma luan. Van der Sar po ashtu. Të tjerët janë shpërndarë po të mbledhur bashkë bëhen nja 6-7 copë.

88' se mbaj mend shumë, po aty mi kapi radari hollandezët.
Ishte emri i skuadrës. Hollandë tingëllonte bukur.
Ishin emrat e lojtarëve.
Ajo pjesa "van" njëherë u shtonte sharm në mendjen e një fëmije.
Ishte portieri.
E mban mend të 88'ës? Van Brukelen. Më pëlqente si tip, bjond, shpërfillës, me kokën gjithnjë lart. Edhe një penallti e kapi në finale.
Ishte fanella. Ai version i evropianit ka qënë i veçantë. I gjithi portokalli me kuadrate. Nuk është përsëritur më që atëherë.

t_red said...

Eeeeehhhhh, iku e vate dhe jeshilleku italian.

S'te le rehat Juli mor Ed, jo. Shkon e na kujton portokalline me kuadrata. "Moj po nuk te shkon se eshte ngjyre e ndezur"-therriste ime me kur une edhe palltot i doja portokalli.

"S'ka gje. Eshte e bukur vete si ngjyre kjo, s'ka nevoje te me shkoje mua" :P :D

Ne veren e 88-es (pas golit te Van bastenit te ai trekendeshi i vockel fare rus), xhaxhai im (qe eshte tifoz holandez si te gjithe sportdashesit e familjes);), priste nje femije. Dhe ishte mprehur keq te kishte djale, se donte t'ia vinte emrin Johan :D

Lindi vajze....po pse, mos hoqi gje dore ai? Ia vuri emrin vajzes Johana :D :D :D

Tani kaq, se me duket se rrezikoj t'i kthehem asaj temes se emrave :P

Krasta Krau said...

gh gh gh... Po ceshte keshtu... Jane bere nje klan njerezish qe smarrin vesh nga futbolli dhe vetadhurohen :P (perjashto Mozen)

Po ti pse u referohesh vetem komentatoreve shqiptare, pse nuk nigjon edhe ata italiane... Humbje e turpshme, Fytyre e keqe, "e vetmja gje e mire ishte qe luajti Nesta"... (Refero, Gazeta delo Sport, Tutto Napoli, Ansa ecetera)... E ngjashme me barazimin e pare te Kaljarit me duket vendi i funit ne Seria A, qe piken e pare ja mori Milanit... :)

Ka nje foto qe tregon Ronaldinjon me doren e hapur duke i meshuar surratit te nje mbrojtsi te Tirones (me te cilen nuk jam fare tifoz)qe e tregon sa stervitje ishte ndeshja dhe sa nerva kishte ne ndeshje... He de se nuk ben njeri ne stervitje gola si ai i Muzakes... Si e komentoi ai i burri ke Mediasetit: "Abiati u shtang sikur te kishte pare Meduzen"... Tashi une nuk po them qe ishte ndeshje e modhe se nuk ishte, po qe Milani la name, se thjeshte per faktin qe eshte Milani, me gjasme skuader e modhe nuk mund te linte nam ashtu... Ku spektakli, ku xhonglimi, ku loja e bukur...
Te pakten te kishim pa noj gol te hajrit, po edhe ate qe bene me faull...Ptu, jazek... Fundit fare nuk eshte as hera e pare as e funit qe lone name... 5 me 0 me Celsin... Huh, te kishte qene partizoni im, kisha heq dore nga tifozlliku :) :) :P

Ene ketu ne fund fare i pershendeje...

Muzaka je tradhtare (le qe e ka fajin Xhani) po ai goli ishte i papame edhe ne seance stervitore prape i papame ngelet... :)

Tate (Nallbon me i llaf) Rrofsh 1 mije here qe ja mertheve nofllat Inzagit... Ene me tironen ky robi doli 6 here pozicion jashte loje, kater here se mbrojtsat e Tirones nuk ishin kthy dot mbrapa :) :P

Si admirues i futbollit te Bukur, e kam pelqy jashtezakonisht Milanin e dikurshem te Van, Gulitit e te tjereve, ashtu sic me ka pelqy Ajaksi ca kohe me vone, po Milani i sotem vec historise se Maldinit, ska as ene i gjo me e pa...

Fund...

edrus said...

T_red, ke qënë akoma më e vockël në '82 :).
Ishte koha kur "L'italiano" e Toto Cotugnos më bënte të më dukej ajo këngë si himn i dytë...
Tani,imagjino në Shkodër... të gjithë tifozë të çmëndur pas futbollit gjerman e anglez dhe unë i vetëm që bëja tifozllik për italjanët.
Çfarë ghimbjeje në zemër në fazën e kualifikimit (dhe të gjithë më tallnin për se si po dilte nga botërori që në ndeshjet e para)... Fundin e dini vetë ju... që atëhere tifoz i kombëtares italiane (dhe shpesh i kënaqur shumë herë më tepër se vëllezërit e tifozërisë hollandeze :P ).

Forza Azzurri! :)

Anonymous said...

SHIfe mor shife qonka bo nami knej e une tash e mora vesh????
Gzoni o morracake gzoni(per ata gazetare italjane qe jane dhe interista e them)me kete humbje krejt pa vlere te skuadres me te mrekullueshme ne bote.Edhe une qe vetdeklarohem milanist i thek u gezove per kete fitore te Tirones sepse ata te shkretet lujten me fitu.Do e majne men tan jeten e jetes kete fitore.
TAni persa i perket Hollandes,vetem kur mendoj dhe kujtoj #3-1 e Rusise,shoh lajmet online mos kushja dhe T-Red kane bo noj harakiri.:P:P:P:P
me gol meshsaLESH MADJE.

t_red said...

Kapiten,
Do rrish urte apo te te bej nje "ban" aty qe te mos e marresh vesh se nga te erdhi :P :P :P

Per inatin e te gjithe juve, si 17 Nentori (na falni, Tirana me demek), ashtu edhe Juventus, Inter, Bajern, Gjermania, Italia e c'faredo qe t'i vini emrin, as qe m'hyjne ne sy hic. Po HIC FAREEEE!

O Kraste, per cilen Gjemani me flet ti ore? Per ate qe 99 % te ndeshjeve i mbyll me nje gol?!

Po ti Edrus (se ta rregulloj une qejfin :P ) Me tre barazimet ne grup te 82-it do me mburresh mua?

Doni te shijoni futboll? (leri trofte ti, se ne kete rast bej sikur e harroj dashurine per numrat une :D)...epo atehere hyni ne you tube edhe klikoni nje fare emri...Johan Cruyff. Shihni nje here, se pa le c'fare ju del perpara.

Doni loje ekipi? Presing, total, 11 lojtare qe xhinglojne me topin ne menyre te barabarte, qe te mbajne frymen pezull me menyren se si merren vesh me sy mbyllur? Qe te kenaqin shpirtin e te bejne te kuptosh perse dreqin qenka shpikur futbolli?
Epo shihni Holanden e 74-es, te 78-es, te 88-es, (edhe ate te 94-es me driblimet e nje fare Overmarsi). Shihni edhe Ajaxin e 70-74-es, edhe ate te 95-es...edhe mos me flisni per trofe. Trofe ka fituar edhe Greqia po deshet ju.

Po te doni te flasim per cingla-mingla, gati-tu ne fushe apo edhe hermetizim ne mbrojtje, flasim sa te duam per Gjermani edhe per Itali.

Po per futboll, disipline e spektakel te sinkronizuar...aha, nuk me mbushni dot mendjen se e gjej dot tjeterkund.

Me iku edhe gjithe simpatia per Maldinin tani. Hic ore hic, vetem TULIPANET jane ilaci im ne futboll :)

Go Netherlands :) :) :)

Julius said...

""""Po per futboll, disipline e spektakel te sinkronizuar...aha, nuk me mbushni dot mendjen se e gjej dot tjeterkund."""

Ato aksionet në ndeshjen me Francën i kam të regjistruara në tru.
Tani po shof RVN që pas një aksioni me një takim prej tre futbollistësh gjuan me kokë dhe topi kalon ngjitur me shtyllën.

:D

edrus said...

T_red, atë futboll (në bardh e zi) rrezik nuk e mban mënt as yt atë :P, jo më ti që e ke me të dëgjuar...
Dëgjo mua, apasionohu pas ndonjë sporti tjetër... ç'do më thonje po të të këshilloja pas kuzhinës ose hekurosjes? :P

Krasta Krau said...

Po une si permena gjermont se skisha marre avdes, ti ca halli ke :P Me sa i fitojme ne ndeshjet puna jone, ju qe i humbi ka dy e zero jeni me te mire kshu aaaa ???? :)

Ene e funit... Milani humbi ne Tirane, kur te luhet here tjeter ndeshje nese do te luhet, do thuhet ne perballjen e tyre te vetme Tirona Fitoi dy me 1... Ne histori do shenohet humbi Milani ne Tirane... Statistikisht milani ka humb 1 miqesore me shume...Inzagi ka 5 pozicione jasht loje shtese.. dhe Muzaka ka bere super gol.. Edhe ne ke lagjia kur humbim nuk themi qe se kishim seriozisht ndeshjen...

Leqe aq me keq per Milanin... tregon qe ishte nje skuader koti, se vetem per faktin qe kishte njerez ne stadium qe blen bilete me e pa nuk duhej te kishte lujt ashu ne nje miqesore...


T_Red... Sigurisht kjo ska asnje krahasim me Flamurtari Barcelona, po atje luanin dy ekipe te medha dhe Jo Milan Tirona...(Turpe te futbollit e me gjere)

t_red said...

Si the ti Edrus, se nuk po lexokam mire une :@ :@ :@ :@

akullnaja said...

Po pse mi, ashtu 4cm2 i vihet fotoja heroit e? qe dada ktu (për herën tjetër, se un paskam ardhë një javë me vonesë :)):
http://www.footballpictures.net/data/media/64/paolo_maldini_8.jpg

p.s. jeshil i ka, jeshil. :D