6.10.08

Dy ndodhi shqiptare

Delegacioni u fut ne radhën e kontrollit të pasaportave në Rinas. Zëri autoritar i njërit prej pjesëmarrësve më kërkoi të kaloja në zonën VIP… !!!...

Që në hyrje më morën gjithë mirësjellje pasaportën, bagazhin, pallton. Më shërbyen brenda sekondës kafen shoqëruar me biskota. Më pyesnin vazhdimisht nëse isha mirë … !!!..Unë vazhdoja të isha aq njëlloj sa c’kam qenë në 8 vitet e fundit që udhëtoj.

Kur avioni donte vetëm dhe 10 minuta të ngrihej, unë isha akoma e vetme në dhomën e « Vipave » !!!, kurse zyrtari autoritar akoma nuk kishte ardhur. E shqetësuar e marr në telefon.
« Po pi kafe këtu ngjitur »
Kafe? Stjuardesa përtej receptorit e lëshoi shumë të lartë piskamën.

Në castet e fundit, bashkë me rëndësinë e tij artificiale, mbërriti edhe zyrtari i lartë. Në avion u ngatërruan vendet dhe ai përfundoi në radhën 7. Gjithë siklet e pashë veten pre të falsitetit të tepruar 5 radhë para tij.

Në Tiranë kërkesat ishin për prenotime taksish dhe luksi në takime. Me të shkelur në tokën e huaj, as taksixhiu nuk ishte në gjendje të kuptonte kapadaillëkun në gjuhën e padëgjuar.

Në vizitat zyrtare, autoriteti i VIP-it shqiptar u zhduk si me magji. Anglishtja e calë e la në baltë, njohuritë e cunguara mbi cështjet që diskutoheshin gjithashtu.

Gjatë drekës zyrtare, pashë clirimin që ndjente të rrintë lirshëm, pa qenë nevoja të respektojë kapadaillëkun e shtrirë gjithandej në administratën nga vjen, me dyert e blinduara e rojet e pafund.

Pa titull, pa status, pa komunikim e pa roje, vendi i tij në radhën 7 edhe në kthim, m’u duk mëse i mjaftueshëm.

5 Tetor 2008

Numer 2
Ora 17.15. Në daljen e një rrugice të mbipopulluar në Copenhagen, një grup i madh njerëzish kishin ngulur sytë në tokë, mbi tre kuti të vogla shkrepësesh që mbulonin një top prej letre. « Here’s a go, here’s a ball. Here’s a move, here’s the stop. Where is the ball?” – pyeste me syte lart një djalë i ri që lëvizte kutitë e shkrepëses me topin e vogël nën njërën prej tyre. Tre-katër të tjerë jepnin e merrnin nga 500 krona për një hamendësim; disa fitonin, të tjerë bënin sikur nuk e dallonin ku ishte topi.

Gjithcka bëhej me shpejtësinë e erës. Më të tillë shpejtësi ndjeva edhe cantën e vogël të më shkëputej nga dora.
E trembur hidhem përpjetë dhe reagoj me sy më shumë sesa me zë. E tek përpij me zemërimin tim “atentatorin”, tjetri futi duart në kuletën që mbaja në dorën tjetër. Sapo kisha dalë nga dyqani e akoma e mbaja kuletën në dorë.
“Don’t touch my wallet”- dhe sytë më lëshuan xixa.
“Not touching it, not touching it. Just helping you to play madam. Where is the ball? Guess where is the ball and will give you back the wallet”
Sytë më përcëllonin. Mendja po ashtu. Një 500 kronëshe doli nga portofoli im, së bashku me disa euro që i nxirrte ndihmësi i”magjistarit”.
“Give me my money back or I will call the police. NOW!”
Thirrja e fundit duhet të ketë qenë jo vetëm më sy të kuq, por edhe me zë te zi, shoqëruar me një fytyrë kërcënuese, që më shumë ishte inerci e karakterit sesa besim se kërcënimi kishte vend. Por përsërita sërish fort:
“NOW”!
……Jepja, jepja lekët….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!..............................
“Si dreqi do m’i japësh lekët, ju marrtë djalli ju marrtë”
…..!!!!!!!!!!!!!!......!!!!!!!!!!!!!!!!.....

Tetë palë sy drejtohen njëherësh tek unë. “Pse shqiptare je ti a”?

« Po, që mos qofsha. Si ju » !

« Jepja të gjitha lekët, jepja. Edhe ik tash, na ler të luajmë”… !!!

Copenhageni m’u duk më i zymtë se kurrë.

E lashë Tiranën nga VIP-at, e i gjeta ata të ulur këmbëkryq duke vjedhur në mes të Danimarkës.

Kapadaillëku i atjeshëm pak ndryshonte nga mizerllëku i këtushëm. Në të dyja rastet, sjellja, veprimi dhe tjetërsimi shqiptar më therën në palcë. Për dreq!

6 Tetor 2008

6 comments:

Julius said...

Ehhh...
Dhe unë që desha përrallë nga Kopenhageni.

t_red said...

po pra, te tregova.
Dy po deshe ti, jo nje :P

belle_fleur said...

Te kishte marre me sysh ai "vipi" tjeter qe ishte ulur 5 vende me lart se ti :P

Shpresoj qe kjo eksperience jo fort e kendeshme te kete prishur pjesen tjeter te vizites ne Danimarke.

t_red said...

Pa merak, Belle. Po me shijon saaaa c'te te them.
Iku vapa me gushtin.
Tronditjen "shqiptare" e lashe atje ku e gjeta. Po ndjesia nuk ishte e mire, me beso.

edrus said...

dmth paske shkuar për tu specializuar në lojëra "xhonglerësh" në Kopenhagen?
Gjithsesi, presim me mjaft interes leksionet (ato të lojërave me kuti shkrepseje ;) )

Anonymous said...

shzwicynl

Feel free to surf to my site ... payday loans online