21.9.08

Përpikmëri ishullore

Treni me vonesë, sërish,
njëlloj si zbutja ime
që i premtoj besnikëri fatale...
...për ta thyer teksa Kledi sheh ngultas,
e ëma plot shpresë,
Dr. Walter gjithë artificialitet,
recepsionistja plot hakërrim për këtë vonë-ardhje.

Në përcjellje pak kalpol të lirë,
një tjetër takim përzënës
me zemër në dorë e dorën drejt derës.

Firmosim të gjithë “të kënaqur”,
shërbimi u justifikua, u krye, u pagua
përveç barnave të Kledit.

As sot s’po hyj në kafenenë e ngrohtë të Wombwellit kureshtar.

Thëllimi fryn i athët, zinxhir.
Mes tij, me duart thellë në xhepat e palltos gri,
Nxitoj drejt stacionit në rinovim të përjetshëm.

Unë nxitoj.
Treni jo!

Në të “I say No”; zbuloj “Final resources”
Mbaroj djajtë e sudokut apo shfletoj Metronë lënë aty.

Në destinacion, treni me vonesë.
Unë gjithashtu!

Në shtëpizën e ngrohtë gjej “Friends”,
“slow fox”; “Raymond”...
..dhe nervin shuar nga mungesa e përhershme e trenit për aty.

4 comments:

edrus said...

... herë tjetër do marr biçikletën.

Anonymous said...

Oj T_Red shiko tani kur te ngrihet dhe te te akuzojne per kopjim ne mikro e makro :P

Nderkohe teksa po e lexoj dhe komentoj kete "Perpikmeri ishullore" po degjoj "Rete e zeza".


Shnetje oj T_Red!!!

t_red said...

Jo ne makro jo. Do me akuzojne per uzurpim territori.

Po keto rikrijimet e mia kujtore, renditur sipas radhes qe me vizituan memories me vullnetin e tyre te lire, nuk kane te bejne hic me asnje lloj pretendimi apo percapje per ndarje territoriale ne letersi :D

Po shkruaj nje raport me mire :P

Anonymous said...

Ku eshte RAporti????


po sidoqofte ta them une ka vend dhe per ty ne poezi...pa e dyshuar fare!!!