29.9.08

Identitet i shkelmuar!

Luard, Agida, Onda, Olgesta, Ajla, Anduan, Slejda, Amelita, Fjorentina, Verele, Geriolada, Ogreseda, Edevaladia, Dikalea, Sildona, Rais, Ered, Ersilia, Andronira, Majvil, Ersted, Raviola,Kilejda….

Nuk kam mësuar rrjedhshëm spanjisht, JO! As nuk jam duke lexuar Euripidin! Këto janë emrat e studentëve fitues në disa degë të Universiteteve, publikuar nëpër të përditshmet tona. Është e disata ditë që i lexoj me shumë kureshtje dhe habi listat e fitueseve. Shumica janë 18 vjeçarë. Sapo kanë mbaruar gjimnazin. I takon të kenë lindur në vitet 1989-1990.
Ku paska qenë kaq i fshehur pasioni shqiptar për spanjishten, telenovelat, pa-kuptimësitë dhe humbjen e identitetit që atëherë?

Një varg i tërë çudie teksa lexon dhe nuk hamendëson dot se për ç’identitet bëhet fjalë. Nëse lexon një varg emrash me John, David, Richard, Jack, etj.., kupton se ke të bësh me anglezë. Lexon Roberto, Paolo, Simone, Claudio, Anna, Giulia, etj, gjuha rrëshqet për tek italishtja. Ndeshesh me Michelle, Mireille, Jacque, Francoise, Jacqueline, Sylvie, dhe përkëdhelja zanore të con në Francë.
Po aq e lehtë është të identifikosh Spanjën më Juan, Hulia, Raoul, Sanches, etj, apo grekët me emrat tipikë, sllavët me emrat tradicionalë, shumëkënd që e lidh me kombësinë nga emri.

Por, të lexosh listën e mësipërme me Reald, Agida, Onda, Ajla, Fjorentina, Verele, Geriolada, Sotion, Majvil, Ersted....( !!!!!!!!!!)….nga vijnë këta? Kush jemi ne ?!

Më shumë se çdo herë tjetër, teksa hedh këtë shkrim, kompjuteri më nxjerr fjalë të nënvizuara me të kuqe. Nuk jam unë gabim, i dashur “Word”. Jo! Kështu i kanë emrat bashkëkombësit e mi. Janë të rinj, të modës, “trendy names”.

Rroftë risia pa identitet.

Imagjinoj dhe kuptoj vështirësinë e lektorëve kur do t’ju duhet të mësojnë listat e studentëve; sikur janë duke mësuar një gjuhë të huaj.

Është trishtuese që bukuria e emrave shqip konsiderohet arkaike. Kosovarët që kaq shumë kanë etje për pak shqiptarizëm, nuk duket se i kanë zgjedhur më pak përkëdhelës, tërheqës apo domethënës emrat me të cilët identifikojnë veten dhe fëmijët.

Gjithmonë duke ndjekur risinë dhe largimin nga emrat e vjetër dhe për t’iu përgjigjur nevojës për rifreskim të shqiptarizimit të tyre, kosovarët kanë disa vjet që vendosin emra këndshëm përkëdhelës që rrjedhin nga shqipja. Kaltra, Erblin(Erë blini), Vesa, Ujvara, Erlis(Erë lisi), Saranda, Aulon, Edona(e duam), Arbjon (Arbëria jonë);
Era, Borana, Sidrit, e shumë emra të tillë, të cilët kanë një shkëlqim gjuhësor që i shkon shumë për shtat identitetit të një brezi, i cili nuk lodhet shumë të gjejë ngjashmëri të tjera me prejardhjen.

Ama emri, të paktën emri, nuk është përzierje e gjendjes emocionale, as dëshirë për t’i shpëtuar origjinës, apo aq më keq, ngërç gjuhësor që ka shërbyer si e vetmja mënyrë prindërore për të treguar pak “emancipim”.

Nëse në listën e afishuar të studentëve 70% e emrave i përkisnin kategorisë së shqiptimit dhe domethënies së pagjetur, emrat e tjerë tipikë, gjenden gjithmonë e më me pikatore.
Genti, Blerina, Alda, Linda, Jonida, Endrit, Blerta, Erand, Arbër, Admir, Alba dhe Besmir janë të vetmit emra shqiptarë që gjenden në listën prej 750 emrash të publikuar në një dyfaqësh gazete. Sa keq për gjuhën shqipe. Asnjëri prej të mësipërmve nuk duket të jetë “demode” për perceptim të menjëhershëm. Por, kohët, shijet, synimet dhe lidhja gjuhësore apo identifikuese duket se venitet më shume se prirja për të sjellë diçka të veçantë brenda familjes, pavarësisht nëse ajo ka kuptim apo jo.

Konglomerati i emrave që prindërit dhe vetë bartësit e tyre mbajnë në shpinë, në pasaportë dhe në identitet, mund të shkaktojë edhe ndjesi ngushtësie në prezantime rastësore. Imagjinoni p.sh. nëse vajza me emrin Fiorentina shkon të studiojë në Firence, çfarë efekti do të ketë vetë-prezantimi i saj. Ose “Onda” (italisht për valë), Rais (shqiptimi anglez për fjalën “rice”, Oriz), Raviola (marke italiane makaronash), Ajla (ankim spanjoll për irritimin), Ered (shqiptim anglisht i fjalës Erred, që do të thotë “i bërë gabim” )...!!!

Është trishtuese, është për të ardhur keq, por është edhe për t’u zbavitur me morinë e re të emrave, vendosur çuditërisht që 18 vjet me parë. Vitin tjetër, tjetrin dhe tjetrin më pas, do të shohim të ngjiten në auditorët shqiptarë Ronaldo, Bebeto, Brendon, Jurgen, Matheus, Shakira, Zhadja, Alejandro, Billi, Majkelli, Xhorxha, Frenku, Franka, Stiveni, Volfangu...(!!!)...Të gjithë këta janë emra që sot dëgjohen nëpër kryeqytetet, kur nënat e zellshme thërrasin gjithë krenari fëmijët e tyre, me emra nga më të çuditshmit dhe më të pakuptimtët në botë. Ndoshta filozofia qëndron pikërisht këtu; tek çoroditja e të tjerëve, përderisa gjuhësia vetjake është çorap që nuk i bën askujt.

Shumë gjëra vërtet duhen ndryshuar dhe përshtatur, që ne të lëvizim nga vendi, por deformimi i emrit është shkelmi i parë që i japim identitetit. Apeli shqiptar këtu duket i humbur!

Suksese të gjithëve, gazetarë, gjeografë, mësues, gjuhëtarë, historianë dhe albanologë të ardhshëm. Kur të studiohen jetët tuaja pas disa dekadash, ashtu si sot gjetja e autorësisë apo kombësisë bazohet edhe tek emri, për ju do të jetë gjithashtu “shumë e lehtë” t’ju identifikosh si shqiptarë. Emrat tuaj tipikë përbëjnë plejadën aktuale: Reald, Luard, Agida, Onda, Uarda, Olgesta, Medea, Ajla, Anduan, Miguel, Orkida, Slejda, Amelita, Fjorentina, Irna, Verele, Geriolada, Ogreseda, Arvena, Edevaladia, Luena, Armida, Inelda, Albiola, Dikalea, Sildona, Sotion, Desana, Rais, Anri, Ered, Ersilia, Arsiola, Eleus, Mersina, Brendon, Andronira, Geriolda, Majvil, Arla, Ersted, Raviola, Gearalda,Kilejda, Realada, Arsela….

Tronditës ky shkelm mbi identitetin!

26 comments:

Julius said...

Hi Red one T. Kjo më kishte bërë përshtypje dhe mua...madje i kisha dërguar peshkut një shkrim nga xha xhai para nja një jave.
Jam thellësisht i bindur në vlerën identitare të emrit. Emri nuk është thjesht emërtim te njerëzit. Është pjesë e identitetit të vet. Madje do guxoja të thosha se formon deri diku karakterin e dikujt.
Mendoi këta me këto emra nesër pasnesër të interesohen për: identitetin shqiptar, folklorin, muzikën, le të mos futemi në shkenca të tjera më të thella: albanologji apo gjuhësi...
Kadare e përmend te libri Spiritus se brezin e ri të zyrtarëve i quanin me shpotitje "ilirët", ata më të vjetrit. Kjo do duhet të përkonte me vitet 80-90. Madje dhe interesimin e brezit "tonë" mbi të kaluarën, ilirët e përgjithësisht identitetin e përqas me emrat që mbajmë. Gjithsesi ky e ka thënë bukur:
http://www.youtube.com/watch?v=ohXn8WKpYaA

t_red said...

E di c'me terheq me teper tek nje emer? (sipas guximit te njejte qe paskemi ne kete pike)...ndikimi qe ka ne formimin e secilit.

Po te me quanin Ogreseda per shembull, mendoj se do i kisha ushqyer vetes ndjenja superioriteti dhe shperfilljeje bosh. Pra do isha agresive dhe arrogante.

Uuu, po gjej nje emer tjeter me mire :)

belle_fleur said...

Pershendetje t_red!

Teme interesante dhe qe kerkon pak diskutim dhe vemendje, sepse eshte vertet per te ardhur keq sesa poshte po biem ne si vend, dhe sa shume po luajme me identitetin tone. Ne fakt, keta njerez per mua s'kane fare identitet kur i vendosin emer makaronash dhe valesh, per femijet e tyre!

Po si valle nuk mendojne me gjate sesa per tingullin qe jep ky emere. Sa shume do ndikoje emri ne formimin e femijes se tyre, keta prinder as nuk e marrin parasysh?

Eshte per tu admiruar ne kete rast Kosovaret dhe deshira e tyre per te qene sa me afer gjuhes shqipe. Mbaj mend ne vitin '98 po punoja me refugjatet nga Kosova, dhe nje nga grate ishte shtatezane dhe lindi ne maternitetin e Vlores. Birin e saj ajo e quajti Vlonjat per hir te mikpritjes se qytetit, por edhe per te mbajtur nje "legacy" me Shqiperine dhe kuptimin qe mban ne vetvete emri Vlonjat.

Julius said...

"Stat rosa pristina nomine, nomina nuda tenemus."
Thotë Eco. Dhe nuk flet kot ai...
Pastaj ka një pjesë nga libri i Blushit kur flet për emrat. (prandaj më pëlqen ai libër mua pvsisht lidhjeve të tjera teologopolitike që ka brenda).

Emrat formojnë karakterin deri diku. Ja nëse flas për rrugëtimin tim identitar çfarë të them kur mbaj mbi shpinë plot tre perandorësh?
Njëri është Juliani. Emri që më dhanë në lindje. Tjetri është Kostandini. Emri që zgjodha kur u pagëzova dhe besoja, për nder të tim gjyshi, se këtë emër donte për mua ai. Nejse se është histori e fortë kjo...do të ta tregoj kur të takohemi.
Dhe tjetri është Aleksandri, me të cilin zbulova se ndajmë të njëjtën ditë lindjeje (të supozuar për të).
Po sigurisht mbajtja e emrit, më bëri të lexoja mbi jetën e perandor Julianit, apo të shikoja me dashamirësi figurën e Kostandinit. Më shërbeu si të thuash si orientim adoleshentesk për të njohur të panjohurën e madhe - jetë duke përdorur një pjesë të vetes time, pra emrin si...busull.
I nxitur nga kjo kam lexuar libra të tërë mbi Bizantin, perandorinë që krijoi Kostandini. Kam një debulesë tepër tepër të madhe për Stambollin -Kostandinopojën. Është me të vërtetë qytet madhështor.
Dhe sigurisht ka plot mistere dhe të veçanta figura e Aleksandrit. Aq shumë sa do monopolizohej tema po të flisja për të.
Ja, vetëm prej emrit gjithë këto "hulumtime" mbi diçka më të madhe se emri vetë. A do i kisha marrë të gjitha këto mesazhe, apo dije, apo kuriozitete nëse nuk do kisha këtë emër? Mbase. Po emri më dha një forcë autosugjestionuese te çka do lexoja apo si do e shikoja secilën figurë historike. Pra nuk ishte diçka e imponuar nga jashtë, apo e shabllonizuar. Ishte një kërkim vetjak me katalizator kureshtjen time. Për më shumë që dy prej emrave ishin disi figura kontroversale midis tyre. Juliani kërkonte të rivendoste traditën pagane ndërsa Kostandini më parë kishte ligjëruar krishtërimin si fe zyrtare perandorake. Juliani si për ironi të fatit, u vra me urdhër të dikujt që më pas u shpall shenjtor dhe mban emrin e tim gjyshi. Çfarë nuk të ofron jeta t_red.
Në lidhje me emrat shikoni dhe këtë artikull që më ka pëlqy:
http://floart-press.blogspot.com/2008/08/legjenda-shqiptare-e-rotshildve-nga-koo.html

Anonymous said...

E mo mire se emer eshte i shkreti.
Mos e coni aq larg, gjer tek perandoret. Se ne fund te fundit nuk e ndryshon emri ADN-ne.Se ben emri njeriun por njeriu emrin. Ashtu sic i kane dhene emrit te tyre kuptim ato perandore, qe sot Juli te shofe endrra me shpata :-). Po sma ha mendja se ta kane vene emrin duke pas parasysh pernadorin, por sepse ka qene ne mode ne ate kohe, se pale shoqet e mamit e kane propozuar :P
Nejse, shaka kjo.
Sigurisht qe emri ka pjesen e vet tek menyra si ndihet dhe vepron njeriu ne shoqeri, por jo ne thelbin e tij ama,Sa per shqiperine, eshte i njejti problem, qe kur vjen puna per femijet, mendohet vetem e vetem se si te ndihet me mire e me rehat prindi e jo femija. Ketu hyn dhe zgjedhja e emrit. Po sigurisht dhe injoranca e miletit diku do ta nxjerre koken. Por mos harroni traditen tone te emrave, qe ka qene me zi se kjo, duke fillu nga emrat pa kuptim si ato turq, ato me kuptim si Sose, Mjaftime etj, emrat e socializmit si Marenglen,perparim, vullnet, proletar etj etj.
Nje femije eshte nje gezim i ri per cdo familje, po keshtu dhe zgjedhja e emrit eshte gezim ne vete. Shyqyr zotit sot njerezit jane te lire ta zgjedhin emrin sipas qejfit. Avash avash do ta kuptojne se duhet te bejne me shume kujdes :-)
Hajt tu rrojne e i pacin te mbare :-)

Admin said...

Meriton nje 10+ per kete tekst.

Do te kisha potencuar se duhet te marim shembullin e shqiptareve te Kosoves, me te vertet me pelqejn emrat e tyre, me ate frymen shqiptare.

Shqipran, Shkodran, Butrint, Mal, Uk, Thellenza, Skifter, Petrit, Vlora, Labeat, Saranda, Tomorr, Dodona, Donika, Drin

Valdrin (Valet e lumit Drin)
Dribardha (Drini i bardhe)
Erzana


Meriton, Fjolla, Fitore, Flamur,
Vesa, Andra, Shqiponja, Shqipe, Arbenita, Arberesh, Arberesha, Arjanda, Krenar, Kushtrim, Jehona, Arberie, Albina, Albin, Fatbardha, Fatlinda, Korab,

Shqiptaria ke shqiptaret e Kosoves shkon deri ne ate pike sa babai i le emrin te birit VRANAKONT(sipas Kontit te Vranajve, ne kohen e Skenderbeut)eshte e vertet kjo, jam habitur.

Pershendetje gjith shqiptareve nga Shkupi

Admin said...

Harrova edhe ate se ne Kosove kam hasur si emra pseudonimet e poeteve tane:

Asdren,
Migjen(kete emer fare nuk dua ta permend, jo per poetin, po per at bishtin e sakices qe po na copton, at Migjen Kelmendin)
Lasgush
Jeronim

Julius said...

"""Po sma ha mendja se ta kane vene emrin duke pas parasysh pernadorin, por sepse ka qene ne mode ne ate kohe, se pale shoqet e mamit e kane propozuar :P
Nejse, shaka kjo."""

Jo jo, ti ke të drejtë. Se vërtet e kishte dëgjuar diku ime më dhe i pëlqeu si emër. :D
Emri tjetër kandidat ishte i një shahisti të njohur atëherë... i propozuar nga xhaxhai im i vogël.
Po rastësia e vendosjes së emrit Moza, nuk i humbet rëndësinë e formimit të karakterit prej emrit.
Unë nuk e theksova kot se ishte një trill adoleshentesk që të merresha me personazhin e emrit tim. Edhe normal që më pas me pjekurinë e moshës shkëputesh prej personazhit. Atëherë karakteri bën emrin. Mirëpo nxitja ishte e pamohueshme për mua.
Si dhe lidhja me tim gjysh. Këta ishin dy katalizatorë që më udhëhoqën më pas. Në lidhje me gjyshin psh...mbaj mend se kur isha i vogël më mbyllte gjyshja ke "shpitë e vjetra" i thoshim aty në fshat. Sepse zgjoja gocën e xhaxhait nga gjumi, bëja zhurmë. :P Aty te shpitë e vjetra rrëmoja në sepete se s'kisha ça të bëja sa të vinte kushërirën gjyshja në gjumë...edhe mbaj mend i kam gjetur gjyshit "Ferrin e Dantes" botim i fillim viteve 30. Gjithashtu një libër teologjik të Nolit. Ti që më thua ndonjëherë fshatar pa të keq, unë skam komplekse fare. Se im gjysh lexonte Danten që në atë kohë majë gërxheve. Dinte greqishte të vjetër përveç shqipes, dëgjonte fshehurazi dhe zërin e amerikës në radio. Stërgjyshi ka pas jetuar disa kohë në Stamboll, dinte dhe turqisht. Kur i vinin komunistat në arë t'i blinin mendjen të futej në kooperativë, ua shpjegonte ai komunizmin. Me Leninin u thoshte, kam pi kafe në Rusi. :D :D

E kshu kshu... Rrofsh T_red se më zgjove ca kujtime të ëmbla.

Anonymous said...

Mos je gje nga Vunoi Jul ? :-)
"Ti që më thua ndonjëherë fshatar pa të keq, unë skam komplekse fare. Se im gjysh lexonte Danten që në atë kohë majë gërxheve"
Une te them ty fshatar, jo gjyshit mer hihihihi
Gjyshin mund ta kesh pas esnaf burre, po kshu dhe stergjyshin por kjo ste ben ty te shpetosh nga katunarizmi. Edhe gjyshi im ka shku n'Universitet ne Perendim por une smund te marr kreditet e atij, dhe smund ta konsideroj veten njeri te shkolluar e te lecitur per se mbari. E di qe jam gjys e manget nga aspketi i shkollimit dhe i te lexuarit. Nga gjysherit tane gjer tek ne ka pas nja 50 vjet regres i dashur Jul. Megjithate ti e di qe une me shaka ta them ate katnar:-)

Hey you know what ? The first guy I had a crush on, was called Julian :P :P :P

belle_fleur said...

Jul Perandori :)
vertet interesante ajo c'ka thua ne lidhje me emrin tend. Po sikur emri yt te mos mbarte keto figurat historike, a do te shtynin ty si njeri te lexoje aq shume mbi keto figura te historise. Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Shkon pak me thelle sesa emri, sepse ne formimin tend sic thua pak me poshte eshte gjyshi i cili ka qene si nje "role model" nese mund ta quaj keshtu.

edrus said...

Dhe këtë rradhë ke qëlluar në shenjë T_red!
Shkrim që ja vlen të flitet dhe aq më tepër të na bëjë të mendohemi dy herë kur t'ju vemë emrat fëmijëve (juve nashti, se unë e kam mbyllur atë muhabet ;)).
Këtu në Itali më pyesin se përse nuk quhem Edoardo si gjithë të tjerët por Eduart... dhe unë i jap spjegimin se përse ime më ka zgjedhur këtë emër për mua (dhe jo nga ndonjë preferencë për familjen mbretërore angleze ;)), por nga bashkimi i fjalëve: E dua duar art :)

Julius said...

Jo Mozë, nuk jam nga Vunoi. Jam nga Përmeti.
Së pari e përmenda që e di se ma thua pa të keq. Madje nuk të akuzoj unë. Thjesht mora shkas.
Pastaj çështja e përkatësisë është gjë shumë e thellë. Si përkatësia sociale, kulturore, etnike, gjeografike etj etj...mirë do ishte njerëzit të dinin të kaluarën e tyre.
Nëse e njohin në kohë, pastaj mund të përftojnë distancën nga ajo.
Po kjo me emrat e sotëm që ka sjellë T_red si shembuj, është një shkëputje e dhunshme për mendimin tim. Aspak e duhur.
Që të kalojmë dhe te Belle...vërtet emri ishte shtysë fillimisht. Po edhe lidhja me gjyshin qëndron në të njëjtën linjë. Pse e them këtë? Në atë kohë gjyshërit në përgjithësi mund të kishin të drejtë tu vendosnin emrat nipërve. Tashi më thuaj mua një gjysh që ka pas të paktën "mendim" mbi emra të tillë nipçesh dhe mbesash:
""Onda, Olgesta, Ajla, Anduan, Slejda, Amelita, Fjorentina, Verele, Geriolada, Ogreseda, Edevaladia, Dikalea, Sildona, Rais, Ered, Ersilia, Andronira, Majvil, Ersted, Raviola,Kilejda.""

Do i binim me qitje të largët nëse do aludonim psh këta lloj nipçesh dhe mbesash, ça lidhje kanë me gjyshin e vet? Nëse marrim parasysh dhe emrat e gjyshërve. Sa afër do ndiheshin me njeri tjetrin gjysh me nip?

t_red said...

Julius, ti rrofsh per te gjitha spjegimet tejet interesante dhe te kendshme, por mua me pelqen te vazhdojn te te identifikoj me Julius-in e Rubikonit :)

Kur ti germoje per te gjetur identifikime qe rrjedhin nga emri, une lexoja pa mbarim per njerez me te cilet me lidh karakteri. Stalinin per shembull :D

Pertej shakase, nuk e kisha vene re kete terheqje ndaj tipit te librave qe me shpesh mbaja ne duar, por dikush ma vuri ne dukje kur u shqetesua perse me dukej iteresante te merresha me jetet e njerzve si i mesipermi, Hitleri apo Juliusi me te cilin te identifikoj ty :)

Po emri im i vertete maksimumi nje tipar te gjuhes shqipe pretendohet se percakton (te dokumentuar te pakten); keshtu qe me mire po merrem me karakterin...qe nuk eshte aq qelibar sa sugjeron emri :P :D

Moze, po ty c'te lidh me pseudonimet qe zgjedh? Mire emrin qe na e ngjisin, po zgjedhja qe bejme tek nick-name tregon dicka per idene tone mbi identitein vetjak...apo jo? :)

Anonymous said...

Aaa mire, ktu ke nick name ma fute :P
Shiko, mua prindi me ka vene emer shqiptar, me plot e perplot kuptim, dhe qe shyqyr zotit shqiptohet e shkruhet kollaj dhe nga te huajt. Pra si te thuash pengese nuk me eshte bere. Bile po ta mendoj, une plotesoj teresisht ate qe indikon emri. Jam ashtu sic thote emri im.
Mirepo problemi eshte qe asihere se kam pas qejf emrin tim. Po hic fare po te them. Per shume vite e kam pas inat prindin qe me emertoi ashtu. Dhe te them qe eshte gje shume e keqe kur femija se do emrin e vet, ka me pak besim ne vetvete, eshte me i pakenaqur, dhe e do me pak veten. Une se pelqej hic veten time, dhe emri mund te kete pjesen e vet ne kete.
Nje emer qe konsiderohet i vecante e i bukur e modern ne rrethanat ku jeton femija i jep ketij te fundit shume besim ne vetvete dhe e ben me te lumtur, me te sigurte, me te hapur. Pune tjeter se kur te rritet, e te shkoje neper bote do kuptoje se emri qenka prej injorantesh :-) por nderkohe ska shume dem per ti bere, sepse emri qe ishte i mire relativisht per ambientin ku u rrit, e ka bere punen e vet te mire :-) :-)
Ose gjithesesi prindi duhet te beje punen e vet, e tja fusi ne qejf emrin femiut dhe nqs ate e quajne Hasan, duke i thene qe Hasan ka qene gjyshi jot, qe ishte burre i forte, i sukseshsem, kishin respekt te gjithe edhe kur te degjojne emrin tend ti do jesh krenar etj etj. Prindi im, prind socializmi, sigurisht qe se ka lodh kaptinen te me elaboroje mua ceshtjet e emertimit, te me jape ndonje arsye pse me quajti keshtu e jo ashtu etj etj. Une jam femija i dyte, i lene pak pas dore ne te gjitha aspketet, e mesa duket dhe per ceshtjen e emrit :P. Se femija i pare ka goxha emer te vecante dhe deri diku te kendshem :P
Sot jam paqtuar disi me kete punen e emrit se jam njeri i rritur. Tani me ka ngel te zgjedh pseudonimet :P
Dhe pseudonimet qe zgjedh, tregojne se une skam me komplekse per ceshtjen e emrit.
Dhe ngelemi tek ajo qe ne fund te fundit, emri sa per te kthyer koken eshte. Te tjerat jane ne dore te zotit dhe individit.
KAQ !

t_red said...

Une e kam emertuar vendin e komenteve "ja c'kisha per te shtuar".
Po c'te shtoj une pas ketij shtjellimi tulle qe ke dhene ti? :)

Me pelqen, me pelqen. Edhe jam shume dakord me ate punen e izolimit, mbylljes ne vetvete apo inatin me boten kur s'te pelqen emri; ashtu si edhe per rastin kur shperthimi merr kot, thjesht sepse nje shoqe e punes se mamit paska gjetur ne nje liber te sajin emrin Griselda, edhe vajzes i duket sikur eshte krijesa me e vecante ne bote per shkak te tij :D

P.s. cdo perputhje emrash eshte trillim i mendjes se autores dhe nuk ka te beje hic me realitetin. Po hic fare :P

Anonymous said...

Poku tja filloj e ku te mbaroj une per emrin tim...:(:(:(
cfare nuk ka heq magjari i shkrete e prap e gjujne,e godasin...s'don me ja dite kush se edhe ai ka shpirt i shkreti!!!

Julius said...

T_red, po më pëlqen jashtëzakonisht kjo tema mua. :P
Të shkëputemi nga personalja. Marrim një rast tjetër...
Kam njohur dikë që e kishte emrin "Rrapi". Emër që tingëllon jo fort këndshëm në pamje të parë. Pyeta njerëzit e njohur, po çne ky me këtë emër? Pse Rrapi?
Më treguan më pas një histori interesante. Prindërit e Rrapit, në kohë të shkuara flasim tani është mbi 60 vjeç ky burri, kanë patur probleme me lindjen e fëmijëve. Nuk u rronin kalamajtë. Atëherë me urtësi popullore, vendosën t'i gjenin një emër që të transmetonte jetë dhe jetëgjatësi. U kthyen nga natyra dhe morën shembullin e drurit me të njëjtin emër. Ia vunë emrin djalit Rrapi.
Nuk tingëllon bukur në pamje të parë, po shikoni çfarë fsheh brenda emrit. Sa kuptim ka emri i tij!

edrus said...

Juli lexoji pak këto:
"Liri të uroj të kalosh gëzuar mes SHKËLQIMIT dhe LULËZIMIT".
"Fitorja qoftë me ty!"

:P

ET said...

shenim.
@T_Red erdha e s'te gjeta.
me mire*
noka disa emra se qenkan te bukur.
*se jam me grip.

t_red said...

Ku erdhe? :0 Ku s'me gjete ore?
Po tek une edhe kush vjen pa ftuar e gjen te shtruar muhabetin eT, jo me ata per te cilet e heq deren fare nga vendi :)

Te shkuara! Tani po filloj te germoj pak per shenimin e lene.

Ed, :D

Shkëlqim Çela said...
This comment has been removed by the author.
Anonymous said...

Hej gjalle je ti ketej moj buzagazja e pashoqe dhe e paperseritshme???

t_red said...

Sic e sheh, po, kapiten.

Sorry per nderprerjen e bisedes heren e fundit. Nuk mund t'i besohet gjithmone Hi Tech-ut :D

Do kthehem vetem pasi ta kem kthyer Vincenzen permbys :D :P and will let you know :)

t_red said...

Em, have I missed you here man?! :(

edrus said...

O koceeee!
Kishe gjë me detin tija? :P

t_red said...

Kisha, kisha :P Cunam kisha, te parashikuar per fundjaven tjeter :P