30.7.08

Pa asnjë re, për be!

Sot pata një shpërthim. Më mundi. Doli, furishëm, shkëputshëm. Me aq forcë sa më ka lënë bosh. Me ç’farë do ta mbush zbrazjen ?!

Dhuna ndaj femrave…Unë i kam bërë dalje gjinisë sime. Gjendem mirë pa të. Të tjerët jo. Jo për shumë kohë.

Me të, pa të, gjinësisht, mendërisht, punësisht...po është njeriu brenda vetes ai që më mundon. Asnjëra nga përkitjet e tjera që rrinë varur në ajër.

Nuk më pëlqen, as e njoh, as e vras, as e përzë, as e pranoj, as e begenis dhunën gjinore. Atë njerëzoren po…edhe kur është e nxituar.

Rrallë vritem për gjininë. Për qënien pak më shpesh…sinqerisht, profesionalisht, shoqërisht, intelektualisht, idiotisht…isht…me dhe pa arsye. Veçanërisht kur i ushqej vetë.

M’u dukën kuptimet të mbrapshta sot. Edhe kur i ktheva përmbys. Prandaj e ndjej boshësinë e shkuljes.

…shkulja…morfologjikisht emër, trajta e shquar, gjinia femerore, numri njëjës….

e merkure, 30 korrik, 18.24

2 comments:

belle_fleur said...

"Sot pata një shpërthim. Më mundi. Doli, furishëm, shkëputshëm. Me aq forcë sa më ka lënë bosh. Me ç’farë do ta mbush zbrazjen ?!"

Makes two of us! :(

Anonymous said...

He he he he he


Ndodh ne ditet tona...shume shpesh madje.
Stomak dhe mushkeri te forta per te thithur dhe tretur kete qe jemi vete ne!!!