16.1.09

Edhe një herë për frymën e debatit

Tek peshku mora shkas, sigurisht. Komunitet subjektiv, si gjithandej edhe në jetën reale. Ndryshimi është se hipokrizia del pak me shkoqur në shesh.

Në një rast “eksperimental”, një poezi në këtë faqe u soll me emër tjetër prej njërit prej postuesve më të zotë e më të matur në peshk. Të gjithë u vërsulën kundër “të riut” pa i kushtuar aspak rëndësi fjalëve të shkruara. Qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë.

Nuk më ka rënë rasti të dialogoj me shumë shqiptarë “të lexuar” që argumentin ta mbështesin në fakte që vijnë përtej gazetave apo blogjeve. “Unë mendoj se po ia fut kot” ose “bravo të qoftë” janë komente që në prurje nga i njëjti autor, por me emër të ndryshëm, tregojnë mungesën e thellë të objektivitetit në postim.

Postuesit e këtushëm nuk kanë për t’u bërë as lexues më të vëmendshëm, as kritikues më bindës, as dëgjues më profesionistë. Është paradoks ta pretendosh, veçanërisht nëse mendon se gjithkush pas pseudonimit ka një personalitet dhe jetë të vërtetë që kërkon përkushtim për të qeshur edhe përtej peshkut.

Surprizë e madhe është edhe qëndrimi në bllok për një çështje. Mungesa e mendimit individual dhe mos-ndikimit është për të ardhur keq. Komentet e veshur me paragjykim, mos-lexim, pa lidhje me thelbin, plot me emocione e zjarre diletante janë shpesh ata që përcaktojnë rrjedhën e një teme.

Identifikimi i postuesve me fenë apo me militantizmit e mbështetjet politike janë dy aspekte të tjera që i dërrmojnë diskutimet dhe debatet jo vetëm në këtë faqe, por edhe tjetërkund në shoqërinë shqiptare.

Personalisht nuk më pëlqen të flas për hindutë, përderisa nuk i njoh ata mjaftueshëm sa për të diskutuar. Nëse shoh një temë në këtë faqe për fenë apo kulturën e tyre, preferoj të mos postoj, duke qenë se mendimin vështirë ta kem të bazuar në argumente apo pasazhe të lexuara diku jashtë peshkut, blogjeve apo komenteve.

Cili është synimi i vërtetë i gjithsecilit në momentin që nis një postim? Të bëj llogje, të shaj postuesin më sipër, t’i thyej hundët autorit, të bëj si i/e mençur, t’ju tregoj se unë di më shumë, të shkruaj sa për të kaluar kohën, ta batërdis temën me gjithë postime apo kam edhe unë ndonjë vlerë për të shtuar?

Janë të panumërt shkrimet dhe postimet në këtë blog ku shahen analistët e shtypit si pretendues për të ditur gjithçka, e në peshk shikon shumicën dërrmuese të postuesve të dalin më analistë së analistët, me përfundime e shtjellime sipërfaqësore që përgjithësisht rëndojnë mbi autorët, jo mbi temat vetë.

Unë akoma nuk kam gjetur ndonjë temë ku diskutimi nga fillimi në fund të ketë të bëjë vetëm me temën dhe vetëm me argumenta bindëse pro apo kundër saj.

Por ky është vetëm një perceptim debati dhe këndvështrim personal ndaj detyrës për të qenë të përgjegjshëm në postime dhe minimumi të mendohesh tre sekonda përpara se të përgjigjesh.

Mund të jetë kërkesë në vend dhe në kohë të gabuar. Por është e domosdoshme!

2 comments:

Anonymous said...

Me kujtohet dikur te kem rene pre e nje mishmashi te tille.Ne faktnuk do resht kurre se kujtuari vetes,dicka qe akullnaja ma tha si nje te goditur ne rrafsh te ballit.
Mos iu jep rendesi me teper se duhet te tjereve!!!

Tani,T_Red,stomak te forte i nevojitet njeriut qe te trese ato c'ka vete gatuan!!!


Si ke qene.u be ca kohe qe nuk me pergjigjesh...

t_red said...

Hi uncle.

Nuk jam me shoesh ketu, prandaj nuk te jam pergjigjur.

Metoda e re e kalimit automatik te shkrimeve tek peshku sikur me ka larguar nga kjo shtepize.

Te pershendes :)