16.3.09

Një vonesë e vogël


E ka marrë shumë ngadalë ardhjen sivjet pranvera. Po me gjithë një prerje të hollë sot, e pakta erë që frynte në Dajt i ngjante më tepër flladit të vonuar e të penduar. Por edhe gjithë hezitim.

Rrezet vinin sot më të ngrohta sesa kalorioferi që ka orë të tëra që rri ndezur. Kafja shijoi më gjatë. Qetësia më thellë. Shpresën ta vret pak qartësia e saj, teksa ulur mbi ballkonet e shumta prej betoni që i kanë ndërtuar sipër, Tirana duket e zhytyr si përherë në tym.

Re pluhuri mistike. Po ajo të paktën duket, kurse thithësit e saj jo.

Tirana m’u duk e bukur nga larg. Por corba që vlon brenda saj ndjehej edhe pa u parë.

E ngadaltë edhe pranvera. Po mirë që u duk të paktën, me gjithë vonesën e saj të vogël.

1 comment:

edrus said...

Zoti na i ruajttë shoqet romantike!

S'besoja se do të kishte akoma njerëz që të ishin të ndjeshëm ndaj pranverës...

faleminderit T_red!