27.1.09

Dite e ujtë

Bie shi pa ndërprerë sot në Tiranë. Mëngjes i lagësht, i ujtë, rrethues. Mëngjes që i lodhi xhama-fshirëset e makinës. Edhe kthjellon pa pushim pluhurin e fshehur që kishte zënë tejdukshmëritë.

Bie shi me vrull, por me radhë sot në Tiranë.

Në rrugë nuk ka kalimtarë. Vetëm makina që nuk nxitojnë kuturu. C’shi i vendosur. Pikëmadh, i dendur, i pastër, i kombinuar.

Pak metra më tutje shndërrohet në të shpeshtë, të pandërprerë, zotërues....dhe i ëmbël ky shi.

U bëra ujë sot. Shi i bukur!

4 comments:

  1. Bukur poezia T_Red.
    5 te veni :)

    ReplyDelete
  2. eT,
    5x5x5 smiles and thnx :)

    ReplyDelete
  3. plot me shi,
    kjo poezi!!!


    shi i bukur ama!!!!

    ReplyDelete
  4. Doli dielli kaq shpejt anej nga lagjja jote o T_REEEEEED?


    pash zotin ku je???

    ReplyDelete

Ja c'kisha per te shtuar....